

Durrës, 8 janar 2026 – Dhjetëra banorë të Durrësit dolën sot në protestë për të shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhimit të situatës pas përmbytjeve masive që kanë prekur qytetin.
Grupi i protestuesve marshoi nga rrethrrotullimi pranë burgut drejt Bashkisë së Durrësit, ku disa prej tyre, përfshirë deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e institucionit.
Protestuesit u shprehën se përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet publike, duke theksuar se dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ata brohoritën slogane si “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






