Transmetuar më 08-01-2026, 18:21

Durrës, 8 janar 2026 – Dhjetëra banorë kanë dalë në rrugët e Durrësit për të protestuar kundër situatës së përmbytjeve që ka prekur qytetin.

Protestuesit nisën marshimin nga rrethrrotullimi pranë burgut dhe vazhduan drejt bashkisë së Durrësit, duke brohoritur thirrje si “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”.

Sipas tyre, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo thjesht një fatkeqësi natyrore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit