Transmetuar më 08-01-2026, 16:50

Moti i keq në Shqipëri ka shqetësuar jo vetëm qytetarët vendas, por edhe selitë diplomatike në vendin tonë.

Ambasada e SHBA paralajmëroi sot me një postim në rrjetin social X shtetasit amerikanë që të tregohen të kujdesshëm, pasi “përmbytjet po përkeqësohen”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po monitoron vazhdimisht përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në mbarë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbyllje rrugësh për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Vendndodhja: Në të gjithë vendin

“Ngjarja: Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po monitoron vazhdimisht përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

Disa zona në mbarë vendin janë nën urdhër evakuimi.

Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbyllje rrugësh për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së në numrin e telefonit 4224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë), ose me email në: [email protected].

Veprimet që duhen ndërmarrë:

– Shtetasit amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që janë nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljet e rrugëve apo ndërprerjet e qarkullimit.

Ndiqni lajmet lokale për përditësime mbi situatën e përmbytjeve dhe planifikoni lëvizjet tuaja në përputhje me to. Edhe Google Maps mund të ofrojë informacion në kohë reale për mbylljet e rrugëve dhe përmbytjet.

– Mos tentoni të drejtoni automjetin në zona të prekura nga përmbytjet. Kërkoni një rrugë alternative ose konsideroni shtyrjen e udhëtimit nëse nuk ka një rrugë tjetër të sigurt.

– I inkurajojmë fuqimisht shtetasit amerikanë që ndodhen në zona të prekura, nëse janë të sigurt, të ndjekin lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt familjarët e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në rrjetet sociale.

– Nëse keni një emergjencë të menjëhershme ose kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi 127 për ambulancë, 112 për policinë ose 128 për zjarrfikësen. Mund të kontaktoni gjithashtu Emergjencat Kombëtare ose në faqen zyrtare: http://urgjenca.gov.al/“

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit