

Vlorë, 8 janar 2026 – Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në Qafën e Llogarasë. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, policia ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor.
Aktualisht, qarkullimi në afërsi të Llogarasë kryhet vetëm përmes tunelit, për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Himarës dhe anasjelltas.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe përditësimet e motit. Shërbimet përkatëse po punojnë për pastrimin e rrugës dhe monitorimin e situatës, me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






