Transmetuar më 08-01-2026, 16:21

Fier, 8 janar 2026 – Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, niveli i ujit ka kaluar mbi urën e vjetër të Mifolit, duke e bërë atë të pakalueshme.

Për arsye sigurie, policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në këtë aks rrugor. Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër nivelin e ujit.

Ndërkohë, ekipet e Emergjencave Civile kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në zonat Ferras, Novoselë dhe Katund i Ri, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit