Transmetuar më 08-01-2026, 14:35

Tiranë, 8 janar 2026 – Një grabitje është regjistruar në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash në një market.

Sipas njoftimit paraprak, autori ka kërcënuar punonjësit e kasës me thikë pasi ka marrë paratë, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po punohet edhe për sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe mbledhjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit