Transmetuar më 08-01-2026, 13:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk mund të paragjykojë pozicionet e të tjerëve pa u zhvilluar tryeza e diskutimit. “A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza? Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitar, janë të mirëpritur. Kjo ka vetëm këtë qëllim: një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie,” tha Berisha.

Ai gjithashtu shtoi se nuk do të komentojë deklaratat e bëra ditët para tryezës, duke theksuar se fokus është krijimi i një platforme të përbashkët opozitare.

Berisha:

"A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur. Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie. Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës," tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit