Transmetuar më 08-01-2026, 12:18

Situata e krijuar nga përmbytjet ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, duke urdhëruar evakuimin e banorëve në disa zona të vendit. Pas Bashkisë Vlorë, ku masa prek Njësinë Administrative Novoselë, i njëjti vendim është marrë edhe për Bashkinë Durrës, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet ujore dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike.

Evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefektët e qarqeve përkatëse dhe strukturat vendore të emergjencave civile. Prioritet u jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara, ndërsa transporti dhe ndërhyrja në terren do të kryhen nga bashkitë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcat e Armatosura.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse dhe të bashkëpunojnë gjatë procesit të evakuimit. Njoftimet zyrtare mbeten në fuqi për të dyja bashkitë, ndërsa për çdo emergjencë qytetarët duhet të kontaktojnë menjëherë numrin e emergjencave.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM 📢

Në zbatim të: * Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile” * Planit Kombëtar të Emergjencave Civile * Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Durrës, Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: * Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) * Prefektin e Qarkut përkatës * Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë: * Fëmijët * Të moshuarit * Personat me aftësi të kufizuara * Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga: * Mjetet e Bashkisë * Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) * Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me: * Policinë e Shtetit * Njësitë e kujdesit shëndetësor * Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet: * Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm * Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore * Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM Në zbatim të: * Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile” * Planit Kombëtar të Emergjencave Civile * Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Vlorë Njësisë Administrative Novoselë Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: * Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) * Prefektin e Qarkut përkatës * Strukturat e Emergjencave Civile në bashki Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren. Prioritet në procesin e evakuimit kanë: * Fëmijët * Të moshuarit * Personat me aftësi të kufizuara * Familjet në zona të izoluara Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga: * Mjetet e Bashkisë * Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) * Forcat e Armatosura MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me: * Policinë e Shtetit * Njësitë e kujdesit shëndetësor * Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet: * Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm * Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore * Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit