

Durrës – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit, ku një person ka humbur jetën.
Viktima është Astrit Hisenaj 54 vjeç, punonjës i Bashkisë Durrës, raporton noa.al.
Fillimisht, shtetasi Xh. H. ka kallëzuar në polici se kushëriri i tij, Astriti, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Pak pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet për gjetjen e 54-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve, pas kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i shtetasit A. H. u gjet në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 54-vjeçari është marrë nga rrjedha e ujit si pasojë e përmbytjeve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






