Transmetuar më 08-01-2026, 12:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku është gjetur i pajetë Astrit Hysenaj, 54 vjeç, punonjës i Bashkisë Durrës, i cili ishte raportuar i humbur prej dy ditësh.

Trupi i tij është gjetur i mbytur në një kanal, në zonën e Plepave, rreth 15 metra larg Marinës Detare.

Policia e Durrësit ka dhënë informacion lidhur me largimin nga banesa të shtetasit Astrit Hysenaj 54 vjeç. Pas kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 54-vjeçarit është gjetur në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shtetasi Astrit Hysenaj është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

DURRËS- Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit