Transmetuar më 08-01-2026, 11:25

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, në lidhje me situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet në qytetin bregdetar.

Përfaqësues të opozitës bëjnë me dije se kallëzimi lidhet me menaxhimin e situatës emergjente dhe dyshimet për përgjegjësi institucionale në përkeqësimin e pasojave të përmbytjeve.

Sipas kallëzimit, Emiriana Sako, së bashku me institucione të tjera, është kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kallëzim përfshihen gjithashtu Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, për të cilat opozita pretendon se mund të ketë pasur shpërdorim fondesh publike dhe mosushtrim të detyrave ligjore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rëndimin e situatës së përmbytjeve në Durrës.

SPAK pritet të shqyrtojë kallëzimin dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm hetimorë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit