Transmetuar më 08-01-2026, 11:12

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një aksion të gjerë në disa rajone të vendit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, konfirmoi shkurt për Radion Evropa e Lirë se aksioni përfshin mbi 40 persona të dyshuar, pothuajse në të gjitha rajonet e Kosovës.

Sipas raportimeve të Betimi për Drejtësi, një platformë e specializuar për sundimin e ligjit, gjatë operacionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Në mesin e të arrestuarve, sipas të njëjtave burime, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave në këtë institucion.

Burimet bëjnë të ditur se aksioni lidhet me dyshime për kryerjen e veprave penale si: keqpërdorim i besimit, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, ndihmë në keqpërdorim të besimit dhe falsifikim i dokumenteve.

Në operacion janë angazhuar një numër i konsiderueshëm prokurorësh dhe zyrtarësh policorë, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit