Transmetuar më 08-01-2026, 10:24

Një mjet borëpastrues është përfshirë në një aksident rrugor të trefishtë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, në krahun e Klosit.

Sipas informacionit paraprak, gjatë punës për pastrimin e dëborës, borëpastruesja ka goditur një automjet tip Volkswagen që po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas edhe me dy mjete të tjera.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit