Transmetuar më 07-01-2026, 23:12

“Shpat Kasapi e parandjeu fatin e vet”. Kështu u shpreh halla e këngëtarit, Flora Kasapi, gjatë një interviste në Vizion Plus, ku foli me emocion për ditët e fundit të jetës së nipit të saj.

Flora Kasapi komentoi edhe daljen e fundit publike të Shpat Kasapit, në një regjistrim të realizuar për festat e fundvitit në Radio-Televizionin Dukagjini.

Sipas saj, në atë paraqitje ai dukej ndryshe nga ç’ishte zakonisht, jo ai Shpati i qeshur, i çiltër dhe plot energji që njihnin të gjithë.

“Në regjistrimin e Radio-Televizionit Dukagjini unë e kam parë Shpatin. Brendinë e tij e pashë ndryshe, nuk e pashë komplet Shpatin. Kishte diçka brenda tij, një lloj pakënaqësie. Ta shohësh gjithmonë Shpatin në emisione të qeshur, ndërsa aty kishte momente kur rrinte i ulur, sikur nuk e kishte atë pjesë që unë doja ta shihja tek ai”, u shpreh halla e këngëtarit.

Ajo shtoi se njerëzit shpesh kanë parandjenja që nuk lidhen domosdoshmërisht me logjikën, duke theksuar se as jeta dhe as ikja nga kjo botë nuk kanë gjithmonë shpjegim racional.

“Njeriu mund të ketë shumë parandjenja, jo logjike. Edhe jeta nuk ka logjikë, edhe ikja nuk ka logjikë. Këtu nuk ka punë logjika”, tha Flora Kasapi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit