

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë para disa javësh, pas një arresti kardiak, teksa ndodhej në Itali. Ai u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin.
Pas humbjes së Shpat Kasapit, partnerja e tij Selvija u përball me një valë të fortë reagimesh dhe sulmesh në rrjetet sociale.
Kjo situatë solli edhe reagimin e nënës së këngëtarit, e cila doli publikisht në mbrojtje të nuses së saj, duke vlerësuar figurën e Selvijes dhe duke theksuar raportin e mirë që kishte me të.
Për këtë temë foli edhe halla e këngëtarit, Flora Kasapi. Në Vizion Plus ajo deklaroi se ndaj Selvijes është bërë një padrejtësi e madhe.
“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le t’i duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt: një njeri dy metra, i bukur, i admiruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor.
Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet dhe për të qenë nëna e djalit të tij, si ka mundësi që një popullatë e tërë të flasë?
Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme t’i mbyllë këto tema të gojëve ‘haxhuze’”, u shpreh Flora Kasapi.
Flora Kasapi:

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatrë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






