

Një studim shkencor i pazakontë në Holandë çoi në përfundime të rëndësishme për trupin e njeriut, kur vullnetarë pranuan të kryenin marrëdhënie intime brenda një aparati rezonance magnetike (MRI).
Shkencëtari holandez Menko Victor “Pek” van Andel synonte të studionte se çfarë ndodh realisht me trupin e njeriut gjatë aktit intim. Për këtë arsye, ai ftoi kolegët e tij, Ida Sabelis dhe partnerin e saj Jupp, të merrnin pjesë në një eksperiment krejtësisht të pazakontë brenda një makinerie MRI.
Pavarësisht hapësirës shumë të kufizuar dhe vështirësive teknike, çifti arriti të përfundojë eksperimentin, duke ofruar të dhëna të vlefshme për studiuesit.
Çfarë zbuluan imazhet e rezonancës magnetike
Pamjet e MRI-së treguan se organi mashkullor nuk qëndron i drejtë gjatë marrëdhënies intime, por përkulet në mënyrë që të përshtatet me formën e trupit femëror. Ky zbulim rrëzoi teori të vjetra anatomike, përfshirë edhe disa ide të atribuuara Leonardo da Vinçit.
Në periudhën 1991–1999 u regjistruan gjithsej 13 raste marrëdhëniesh intime brenda MRI-së, me pjesëmarrjen e tetë çifteve dhe tre grave. Në shumicën e rasteve, meshkujt u detyruan të përdornin Viagra për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira të eksperimentit.
Rezultatet e studimit u publikuan në British Medical Journal.
Një tjetër vëzhgim interesant ishte se, në të gjitha rastet, fshikëza urinare e grave mbushej shumë shpejt gjatë marrëdhënies, edhe pse ato kishin shkuar në tualet para eksperimentit. Arsyeja e këtij fenomeni mbetet ende e paqartë për shkencën. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






