Transmetuar më 07-01-2026, 17:33

FIER – Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme në qytetin e Fierit, duke ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e Njësisë Administrative Fier.

Sipas njoftimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, situata është krijuar si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, të cilat kanë ushtruar presion mbi disa nga puset që furnizojnë qytetin.

Për shkak të kësaj situate, autoritetet bëjnë me dije se do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, duke nisur nga ora 16:00 dhe deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike të ujësjellësit ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës sa më shpejt të jetë e mundur. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe përdorim të kujdesshëm të ujit gjatë kësaj periudhe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit