Transmetuar më 07-01-2026, 17:08

ITALI – Një ngjarje e rëndë dhune në familje është shmangur në momentin e fundit në Itali, ku një shtetas shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke i vënë flakën, pas një konflikti në çift.

Ngjarja ndodhi në Cavarzere rajoni Venezia, në mbrëmjen e vonë të 1 janarit, brenda banesës ku çifti jetonte së bashku.

Pas një sherri, 43-vjeçari shqiptar dyshohet se ka kërcënuar gruan me vdekje dhe më pas i ka lyer rrobat asaj dhe dyshemenë e kuzhinës me lëndë djegëse, me qëllim t’i vinte flakën.

Djali i mitur fshehu çakmakun e të atit, shpëtoi nënën

Karabinierët bëjnë me dije se tentativa për krimin u ndalua në sajë të ndërhyrjes së djalit të mitur të çiftit, i cili, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i të atit, arriti t’i fshihte çakmakun dhe të fitonte kohë deri në mbërritjen e forcave të rendit.

43 vjeçari e kërcënoi gruan se do ta vriste, duke ia lyer rrobat dhe dyshemenë e kuzhinës me lëng të ndezshëm. Por, përpara se të ndodhte gjëja e pakthyeshme, djali i tyre i mitur, në një moment shpërqendrimi arriti t’ia rrëmbente çakmakun të atit, duke i shpëtuar jetën nënës.

Pas mbërritjes në vendngjarje, karabinierët arrestuan autorin e dyshuar me origjinë shqiptare, nën akuzën e kërcënimit dhe sulmit ndaj bashkëshortes me qëllim vrasjeje. Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi një tragjedi të mundshme.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ky nuk ishte një incident i izoluar: burri kishte shfaqur më parë sjellje të dhunshme dhe ngacmuese ndaj gruas së tij, por këto incidente nuk u raportuan.

43-vjeçari u transferua në burgun e Venedikut me urdhër të autoriteteve gjyqësore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit