

GJIROKASTËR – 7 Janar 2026 Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytetin e Gjirokastrës, duke sjellë dëme të mëdha materiale, veçanërisht në zonat pranë qendrës historike.
Situata u përkeqësua ndjeshëm pas daljes nga shtrati të përroit të Ficos, çka bëri që uji të vërshonte në rrugicat e qytetit dhe të përmbytë disa biznese.
Pronari i një dyqani syzesh optike u shpreh i përlotur se dëmet e shkaktuara janë të rënda dhe mund të arrijnë deri në 100 mijë euro.
“Mu shkatërrua gjithçka,” tha ai, duke shtuar se uji ka dëmtuar mallrat dhe pajisjet e biznesit.
Ndërkohë, në disa rrugë të qytetit vijojnë të jenë të pranishme sasi të mëdha dherash dhe gurësh të sjellë nga vërshimi i ujërave, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile janë në terren për pastrimin e zonave të prekura dhe vlerësimin e dëmeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






