Transmetuar më 07-01-2026, 15:41

GREQI – Një vajzë 13-vjeçare është shtruar në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia” në Athinë, pasi dyshohet se humbi ndjenjat si pasojë e konsumimit të alkoolit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Peristeri, ndërsa autoritetet greke kanë arrestuar babain e të miturës dhe një punonjës të kioskës ku dyshohet se është blerë pija alkoolike.

Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së së martës, kur 13-vjeçarja ka blerë në mënyrë të paligjshme një shishe alkooli në një kioskë në zonë. Pas konsumimit, e mitura ka humbur ndjenjat dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vajza ndodhej në shoqërinë e shoqeve të saj në momentin kur i ra të fikët. Fatmirësisht, ajo ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me rastin, policia greke ka arrestuar punonjësin e kioskës, i cili dyshohet se i ka shitur alkoolin të miturës, si dhe babain e vajzës, të dy nën akuzën e neglizhencës ndaj një të mituri. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit