Transmetuar më 07-01-2026, 15:07

TIRANË – 7 Janar 2026, 13:52 Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet luksoz tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 mijë euro, i cili dyshohet se është vjedhur në Gjermani dhe trafikuar në Shqipëri me qëllim shitjen.

Automjeti u bllokua gjatë një kontrolli në zonën e Vorës, ku u procedua penalisht blerësi i mjetit, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtuesi i tij në momentin e ndalimit. Ai është identifikuar si shtetasi E. D., 39 vjeç.

Në lidhje me këtë rast, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shtetasin F. H., 42 vjeç, shtetas kosovar, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi i Policisë

Operacioni policor i koduar “Stolen Line”, kundër trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit, vijon në të gjithë territorin. Me këtë rast, shkon në 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Nga verifikimet rezultoi se automjeti BMW M-8 ishte i shpallur i vjedhur në Gjermani. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të trafikimit dhe procedimi penal i blerësit.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e 42-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit