

KORÇË – Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një rrëshqitje të konsiderueshme dheu në Njësinë Administrative Dardhas, duke dëmtuar rrugën që lidh qendrën e njësisë me aksin nacional.
Si pasojë e rrëshqitjes, disa fshatra të zonës kanë mbetur të izoluara, ndërsa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë. Gjithashtu, lëvizja e tokës ka sjellë dëmtime të varrezave të zonës, duke rritur shqetësimin për banorët.
Burime nga terreni bëjnë me dije se forcat e Bashkisë Korçë, së bashku me strukturat e emergjencave civile, ndodhen në zonë për të monitoruar situatën dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e ndërhyrjeve emergjente për rikthimin e aksesit rrugor dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






