

QUKËS – Reshjet e dendura të shiut shkaktuan një rrëshqitje dheu në hyrje të tunelit të aksit Qukës-Qafë Plloçë, aks që ka kushtuar rreth 260 milionë euro. Një automjet që po kalonte në atë moment u godit nga dheu, por fatmirësisht shoferi shpëtoi pa lëndime.
Dëmet janë raportuar të jenë vetëm materiale, kryesisht në pjesën e përparme të automjetit. Autoritetet paralajmërojnë për rritje të kujdesit në këtë segment, veçanërisht pas reshjeve intensive që po vazhdojnë të ndikojnë në stabilitetin e terrenit.
Aksi Qukës-Qafë Plloçë, megjithëse i ri dhe me investim të madh, vazhdon të përballet me problematika të përsëritura nga rrëshqitjet e dheut, duke rritur nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe masat parandaluese.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






