

ALGJERI – Algjeria ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës pas një fitoreje dramatike 1-0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në 1/8-at e finales. Ndeshja e fortë u vendos në minutat shtesë, ku Adil Boulbina shënoi golin vendimtar në minutën e 119-të, duke u bërë hero i takimit.
Edhe Bregu i Fildishtë kaloi në çerekfinale, duke mundur 3-0 Burkina Fason. Golat u shënuan nga Diallo, Diomande dhe Toure, ndërsa në fazën tjetër ekipi do të përballet me Egjiptin.
Kalendari i çerekfinaleve: 9 janar
Mali – Senegal
Kamerun – Marok
10 janar
Egjipt – Bregu i Fildishtë
Algjeri – Nigeri
Algjeria do të sfidojë Nigerinë, ndërsa Bregu i Fildishtë do të përballet me Egjiptin në garën për gjysmëfinalet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






