Transmetuar më 07-01-2026, 10:55

BERAT – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, duke pezulluar nga detyra katër punonjës policie të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Punonjësit e pezulluar janë:

Artan Selami, Inspektor në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat

Myftar Dauti, Inspektor në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat

Adem Qevani, Inspektor në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat

Karafil Guçe, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Berat

Hetimet e AMP, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, treguan se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh në shkelje të Kodit Rrugor, me veprime ose mosveprime në kundërshtim me ligjin.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) në një komunikatë për shtyp tha se ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale ndaj katër punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit