

POGRADEC – Reshjet intensive që kanë nisur gjatë natës në rrethin e Pogradecit kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Rrëmenj, ku lumi i zonës ka dalë nga shtrati.
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, disa banesa pranë lumit janë përmbytur, me ujë që ka depërtuar në ambientet e brendshme, duke krijuar shqetësim dhe rrezik për banorët. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe kanë njoftuar komunitetin për të marrë masat e nevojshme paraprake.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






