Transmetuar më 07-01-2026, 09:57

GJIROKASTËR – Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar situatë emergjente në disa zona të jugut. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, me nivel që ka arritur 6.8 metra mbi det. Autoritetet u bëjnë thirrje familjeve pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të kujdesshme.

Prurjet e larta të ujit nga Gjirokastra dhe Përmeti vazhdojnë të rrisin nivelin e lumit, ndërsa situata monitorohet 24-orëshe nga strukturat e emergjencës.

Rruga Kotë-Sevaster në fshatin Vajzë ka pësuar një shkarje dhe është e bllokuar, ndërsa dy banesa janë shembur, fatmirësisht pa viktima. Banorët janë këshilluar të shmangin lëvizjet në këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.

Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë është gjithashtu i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat, ku grupet e punës po ndërhyjnë për të hapur segmentin e rrugës.

Në Kurbin janë evakuuar rreth 8 familje, ndërsa sipërfaqja e përmbytur në të gjithë qarkun është rreth 2,600 hektarë dhe 150 banesa janë rrethuar nga uji. Autoritetet e emergjencës kërkojnë nga qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet për sigurinë e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit