

Pas një muaji hetime me metoda proaktive, Policia e Fierit finalizoi operacionin e koduar “New Start 2”, duke zbuluar një arsenal armësh dhe sasi të konsiderueshme droge në fshatin Suk, Roskovec.
Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. H., 34 vjeç, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet rreth 1 kg kanabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Kontrollet e mëtejshme në banesën dhe lokalin në pronësi të tij dhe të babait të tij çuan në sekuestrimin e 17.6 kg kanabis sativa, 2 armë pistoletë, 2 armë automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa aparate celularë dhe një motomjet.
Gjatë veprimeve u arrestua edhe babai i tij, shtetasi A. H., 61 vjeç. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit po vijon hetimet për dokumentimin ligjor të plotë të këtij rasti, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






