

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku uji nuk është tërhequr as nga rrugët dytësore, as nga banesat e shumë familjeve.
Shumë shtëpi mbeten të rrethuar nga uji, ndërsa për banorët, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Orenditë, pajisjet elektroshtëpiake dhe sendet e nevojshme për jetesën e përditshme janë dëmtuar, duke e bërë situatën tepër të vështirë për jetesë.
Banorët shprehin shqetësim për mungesën e ndërhyrjes dhe ndihmës, duke theksuar se ndihen të izoluar dhe të braktisur në kushtet e përmbytjes. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një informacion zyrtar mbi masat e ndërmarra për të lehtësuar situatën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






