

Fier, 6 janar 2026
Policia e Fierit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion të befasishëm, gjatë të cilit janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara, uniformat blu kanë shoqëruar një person, i cili po merret në pyetje për veprime të mëtejshme procedurale.
Sipas policisë, operacioni është pjesë e kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarive kriminale dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të verifikuar nëse personi i shoqëruar ka qenë i përfshirë në aktivitete të tjera të paligjshme.
Materialet procedurale pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






