

Dy hyrje të reja dhe disa të papritura, këto janë pjesët më interesante të prime të kësaj të marte 6 janar në spektaklin Big Brother VIP Albania 5.
Futet banor i ri

“Çuna përshëndetje, shitet kali”/ Futet në shtëpi në mënyrë të pazakontë, njihuni me banorin e ri të Big Brother Vip
Është futur një tjetër banor në shtëpinë e BBV, ai është Flori.

Flori është një personazh i njohur në Tik Tok, sidomos për batutat e tij dhe reklamimin e makinave për shitje.
“Ne zihemi, por në fund të fundit jemi shokë”/ Stine bëri sikur po largohej nga shtëpia…

“Dalja” e Stines nga shtëpia e Big Brother solli reagime të ndryshme te banorët, disa derdhën lot e disa nuk reaguan fare në tentativën e tij për t’u larguar.
Një ndër reagimet që u diskutuaa më shumë ishte ai i Mirit, rivalit të Stines në këtë sezon.
Stine tha se reagimi i Mirit ishte 10/10 pasi edhe pse ata kanë përplasjet e tyre, në fund të fundit. Miri po ashtu shprehu gjithashtu se ishte prekur kur iu komunikua që Stine kishte dalë. Edhe Angelo tha se reagimi i Mirit ishte i sinqertë sepse sipas tij nëse Stine largohet Mirit i zvogëlohen shanset për të shkuar në finale.
Pjesë nga diskutimi
Stine: Reagimi i Mirit për ikjen time ishte 10/10. Unë me Mirin kur zihemi, zihemi, por e respektojmë faktin që kemi qenë shokë jashtë dhe do vazhdojmë të jemi shokë kur të dalim. Por fakti qëndron që kur nuk jam dakord me Mirin un do ta bërtas atë, siç e kam bërë deri më sot.
Miri: Unë kam qenë te dhoma e rrëfimit. Jam prekur sinqerisht nga veprimi i Stines sepse e pash që natën e kaluar kishte diçka që e shqetësonte.
Mali: Veprimi i Stines nuk ishte fare skenë, e kuptova që ai donte të ikte dhe vetëm i thash gjithë të mirat. Mendoj që ishte shumë reale si veprim dhe mendoj që edhe reagimi i Mirit ishte i sinqertë.
Angelo: Reagimi i Mirit ishte i sinqertë sepse largimi i Stines nga shtëpia do i zvogëlonte shanset vetë Mirit për të shkuar në finale.
Stenaldo: Për të kuptuar se çfarë raportesh ka krijuar Stine në këtë shtëpi, mjafton të shohësh sa vetë i shkuan nga pas kur deshi të largohej Stine dhe sa vetë i shkuan mbrapa Kristit kur deshi të largohej.
Në orën e parë të programit pati ballafaqime mes Mateos dhe Brikenës. Vajza këmbënguli se nuk kishte qenë kurrë e lidhur me Mateon dhe tha se vetëm kishte dalë një herë tre vite më parë.
Ndërsa më parë Mateo fliste për lidhje, sonte u tërhoq duke thënë se kishte pasur një njohje. Gjithsesi, kjo u tha pasi më herët Ledioni sqaroi se të dy mund të kenë pasur akt intim, por kjo nuk mund të quhet lidhje. Për më tepër, sqaroi dhe se Brikena nuk kishte thënë kurrë se ishte e virgjër, porse nuk kishte qenë në një lidhje dashurie.
Më poshtë shikoni dinamikat më pikante të mbrëmjes:
“Nuk folëm më sepse patëm një problem madhor”/ Raporti Brikena-Mateo, banorët tregojnë si u njohën dhe përse çdo gjë u ndërpre

Brikena dhe Mateo kanë folur sot për raportin mes tyre, sesi janë njohur dhe si u mbyll biseda mes tyre.
Brikena: Thashë paska ardhur me qëllime të qarta. Unë e them prapë që s’kam pas asnjëherë lidhje. Unë personat me të cilët flas i numërojë me gishta. Para 3 viteve kam shkëmbyer disa mesazhe dhe jam takuar vetëm një herë. Kaq. E them gjënë siç ka qenë. Mateo është një lojtarë si gjithë të tjerët, edhe kaq. Nuk kam kurrgjë kundër atij. Për mua kaq është s’ka gjë më shumë. Flisnim në Instagram. Nuk dua me fol për gjëra jashtë.
Mateo: Unë e kam thënë që ka pas pëlqim nga të dyja palët, ka qenë njohje që ka vazhduar për një kohë. Nuk ke si ti zësh besë një personi me mesazhe. Momentin e dytë që donim të takoheshim kemi pas disa probleme që na shkëputën.
Brikena: I kemi mbyllur gjërat pas disa ditësh pasi u takuam.
Mateo: Ishte problem madhor, ndërhyrje e personave të tjerë. Nuk mund të trashnim një muhabet që nuk kishte nis akoma.
Brikena: Jemi me një botë demokratike, nuk na ndalon njeri. Se di pse e vazhdojmë këtë bisedë.
“Briki dhe Mali po viktimizohen”/ Pas sfidës së ‘Vëllait të Madh’, nisin përplasje mes Stenaldos dhe Brikenës

Pas sfidës që Vëllai i Madh i dha banorëve duke i futur në ‘Akuarium’, kanë nisur debatet në ‘Prime’ e sotëm.
Pjesë nga debati:
Stenaldo: Brikena dhe Mali po viktimizohen, të marrësh një moment loje dhe të thuash filani më goditi, Brikena ka hyrë me një ide prej shënjtori, nuk e di ca aspekti i mendjes ja jep këtë.
Brikena: Unë nuk jam viktimizuar, unë kam qenë duke u larë dhe ai erdhi me një shishe ujë në dorë, por unë nuk e bëra të madhe.
Stenaldo: Është lojë.
Brikena: Më vjen shumë keq.
Mali: Nëse sot e tolerojmë një gjë të tillë, nuk e di çfarë do të ndodhë më vonë.
Juela: në momentin që ti hysh në dush dhe në atë moment po bënë diçka shumë intime, dua të them që nga video duket që Brikena ishte në siklet në ato moment, duke mbajtur peshqirin, thirri dhe Mirin për ndihmë. Ky është një shembull shumë i mirë për ne që të mësojmë që kur ka sfida ka limite që nuk duhet prekur.
Mali: Këto prekjet s’janë gjë hiç, nuk ia vlejnë të diskutohen. Diçka më shumë mund të ndodhë pas kësaj që ndodhi brenda 17 ditëve.
“Nuk lëvizja dot në shtëpi për shkak të Juxhinit”/ Sfida e banorëve të akuariumit ngjall debate në shtëpi, Mali: Prekjet e Selinës ishin të tepërta. Stenaldo: Viktimizim nga të dy
Sfida e banorëve të akuariumit kur u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve solli debate dhe përplasje në spektaklin e natës së sotme.
Gjatë sfidës Juxhini duke u munduar të bënte të fliste Brikenën të cilës nuk i lejohej të komunikonte me banorët e shtëpisë e ndaloi këtë të fundit të dilte nga tualeti. Miri i erdhi në ndihmë Brikenës dhe e largoi me forcë Juxhinin nga dera, veprim të cilin ky i fundit nuk e mori mirë sepse sipas tij ai nuk përdori forcë fizike në asnjë moment me Brikenën.
Përplasje tjetër ishte ajo mes Selinës dhe Malit. Sipas Malit prekjet e Selinës në fytyrë ishin të tepërt dhe tejkalonin çdo limit loje.
Pjesë nga diskutimi:
Krsiti: Ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura, jam kënaqur shumë. Më munguan të them të drejtën. Fakti që kisha nevojë të kthehesha në shtëpi me çoi ta prishja lojën
Brikena: Kur jemi futur brenda kemi nënshkruar kontratë që të mos cenohet privatësia e askujt, por nuk reagova në moment sepse nuk doja të dukesha si viktimë”, tha Brikena
Juxhini: Nuk besoj që ishte cenim privatësie. E bëra atë veprim sepse ishte mënyra që më ra në mend për momentin për ta bërë të flisja sepse ashtu e mora sfidën. Mendova që t’i bënim të flisnim.
Miri: Lëvizshmëria e Brikenës ishte e bllokuar. Unë thjeshtë shkova dhe e ndihmova dhe i kërkoj falje Juxhinit sepse s’kam asgjë personale me të.
Mali: Pasi dolëm prej akuariumit kam pritur presion me fjalë, por nuk kam pritur prekje në fytyrë ose shuplaka. Gjithsesi e mora me qetësi dhe vendosa të shkoja në dhomën e rrëfimit, aq më tepër nga një person si Selina e cila para ca primesh më quajti kafshë. Mali kur ka shkuar te dhoma e rrëfimit dhe është rrëfyer të kishte thënë pjesën kur te tualeti e putha dhe e përqafova, ndërsa ai mori në duar ujë në fytyrë.
Selina: Nuk kanë qenë shuplaka. Un mora pak ujë dhe po bëja sikur po e freskoja me ujë. Nuk kishim asnjë shpjegim për sfidën e grupit të akuariumit dhe më lindi e drejta ta mendoja që ne duhet t’i bëjmë të flasim.
Greta: Un nuk i shoh fare normale veprimet e banorëve. Më morën bikinit dhe mi hodhën në pishinë, që ishin të vetmet që kisha.
Anxhelo: Më fal t’i sheh Big Brother se këto janë gjëra shumë normale.
Lorna: Kur kanë ardhur banorët te akuariumi ata kishin ca hinte apo sinjale që ne i mendonim si provokuese ndaj nesh dhe menduam që duhet t’i prishnim sfidën. Sa i përket bikinive të Gretës na u duk sfidë.
Stenaldo: Kjo lojë ka fshehtësi dhe në fillim u mundova t’i ngacmoja pak banorët e akuariumit sepse mendoja që duhet t’iu prishja sfidën. Banorët kanë tendencën të viktimizohen. Brikena ka hyrë me një ide të madhe prej shenjtori dhe të thuash më goditi apo diçka tjetër, është e tepërt, e njëjta vlen edhe për Malin.
Juela: Kur je duke bërë në dush diçka kaq bazike, po aq edhe intime. Nga videoja shikohet qartë që Brikena ishte në siklet dhe thirri Mirin për ndihmë për ta lejuar sërish të lëvizte.
Lore: Banorët e akuariumit që kur erdhën kishin disa sinjale me njëri-tjetrin dhe shpesh herë edhe ofendime. Si ajo që tha Greta në italisht sa herë që i afroheshim kur na quajti të çmendu të gjithëve.
Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje me vëllanë e Selin, u komentua këtë mbrëmje në studio.
A janë sjellë ato si aleate apo kundërshtare? Ledioni u shpreh se në këndvështrimin e tij, dy kunata janë si motra, ndërsa menjëherë reagoi Monika Kryemadhi.
Duke buzëqeshur ajo tha: Avash mo avash… kunata janë, ndaj i thonë kunatë dhe jo kuditë. Unë për shembull me motrën e Ilirit kam folur pasi linda fëmijën e parë kurse me nusen e vëllait tim kam folur ia kam marrë shpirtin.
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth
Vrullshëm ka nisur mbrëmja e sotme e spektaklit të Big Brother VIP.
Pas përshëndetjes me banorët në sallon, Ledioni ka pyetur Selin sesi e priti largimin e Mirit në Akuarium, ardhjen në shtëpi, dhe më pas largimin sërish.
“Vajtjen shumë mirë, ardhjen mirë, vajtjen prapë shumë shumë mirë”, tha ajo.
Ndërkohë Vëllai i Madh njoftoi se banorët që ishin në akuarium mund të kthehen në sallon. Pasi u kthyer Miri pa së në vendin e tij ishte ulur Angelo, e në krah të tij Selin.
“S’ma ke rujt venin? Prisja të ma kishin ruajtur vendin… do sqarohemi tani sepse mund të flasim”, tha ai.
Miri u ul pranë Lore dhe Juelës, ndërsa Kristi u ul pranë Selin, duke i dhuruar asaj edhe një puthje në faqe.
Sakaq, një tjetër detaj që mori vëmendje ishte ulja pranë njëri-tjetri e Keijsit dhe Stelinës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






