

6 Janar 2026 – GJIROKASTRA – Qyteti i Gjirokastrës po përballet me reshje shiu intensive dhe mot të përkeqësuar. Kryebashkiaku Flamur Golemi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Golemi u shpreh se strukturat lokale dhe qëndrore të emergjencave janë në terren dhe po ndjekin situatën për të ndërhyrë ku është e nevojshme. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në rast emergjence të telefonojnë në numrin 112.
“Strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe ndjekin situatën për të bërë gjithçka duhet. Qëllimi ynë është të shmangim pasoja mbi njerëzit dhe, më pas, dëme materiale,” shkruan Flamur Golemi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






