

6 Janar 2026 – Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në aksin Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe, si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Gjatë ditës së sotme në zonë kanë mbizotëruar reshjet e dendura të shiut. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






