

Laç, 6 Janar 2026 – Një qytetar në qytetin e Laçit është parë duke qarkulluar me motoskaf në rrugët e përmbytura të qytetit.
Situata është pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë paralizuar qarkullimin në disa zona. Si pasojë e vërshimeve, raportohet se janë përmbytur disa banesa, si dhe toka bujqësore dhe akse rrugore.
Pamjet e publikuara pasqyrojnë gjendjen e krijuar në qytet, ku uji ka pushtuar rrugë dhe zona të banuara.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






