Transmetuar më 06-01-2026, 16:53

Durrës, 6 janar 2026 – Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Durrës, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje. Një banore e qytetit tregon se shtëpia e saj është përmbytur që prej mbrëmjes së kaluar, duke e detyruar të largohet nga banesa gjatë natës për shkak të rrezikut për fëmijën.

Qytetarja shprehet se situata u bë e papërballueshme rreth orës 3 të mëngjesit, kur u detyrua të largohej nga banesa dhe ta dërgonte fëmijën te të afërmit për t’u kujdesur për të.

Ajo tregon se ka kërkuar ndihmë pranë Policisë, por është udhëzuar të drejtohet te Bashkia, pa marrë një zgjidhje të menjëhershme për strehim.

“E shihni? Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Kemi fjetur këtu brenda. Nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm, sepse rrezikohej fëmija. Ia dhashë fisit tim dhe i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Shkova te policia dhe më thanë shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?”, shprehet ajo.

Përmbytjet kanë shkaktuar situata të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe ndihmë të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit