Transmetuar më 06-01-2026, 15:37

LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në aksident janë përfshirë një një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në përplasje.

Mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit