

Tiranë, 6 janar 2026 – Një incident ka ndodhur në një spital në Tiranë, ku një mjek denoncohet se u përfshi në një konflikt me kryeinfermierin e institucionit duke e qëlluar me grusht.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermierin gjatë një debati për zbatimin e protokollit mjekësor.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor;“, thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






