Transmetuar më 06-01-2026, 13:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që protestat e opozitës të nisin para datës 20 shkurt.

I pyetur nga gazetarët, Berisha deklaroi se data e protestës ende nuk është përcaktuar, pasi po zhvillohen konsultime me strukturat e Partisë Demokratike.

“Do të përcaktohet, por ka mundësi që protesta të zhvillohet para datës 20 shkurt. Ende nuk është vendosur. Sot nisin konsultimet dhe do të ketë një njoftim zyrtar. Protestë do të ketë pa diskutim. Ne nuk heqim dorë. Strategjia jonë është protesta,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se opozita do të vijojë aksionin e saj politik përmes protestave, duke e cilësuar këtë si një element kyç të strategjisë së Partisë Demokratike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit