

Një mjek gjinekolog u arrestua në Tiranë pasi akuzohet se goditi kryeinfermieren, raporton noa.al. Julian Habibaj, mjek obstetër gjinekolog, arrestua pasi u përplas me kryeinfermieren në punë e sipër.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital.
Policia tha se dhuna erdhi me pretendimin e mjekut se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor.
Kryeinfemierja 60 vjeçare në maternitetin “Mbreteresha Geraldinë” ka kallëzuar sot se për shkak të një kundërshtimi që ka bërë në lidhje me protokollin që duhej të ndiqej për një paciente të shtruar në maternitet është goditur ndërsa ishin bë detyrë nga mjeku gjinekolog shtetasi Julian Habibaj, 53 vjeç. Mësohet se pas përplasjes verbale, mjeku denoncohet se ka goditur kryeinfermieren.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






