Transmetuar më 06-01-2026, 13:27

Tiranë – 6 janar 2026 Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë kryeqytetin, ndërsa autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka njoftuar se moti i keq pritet të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke theksuar se situata aktualisht është nën kontroll.

Përmes një reagimi publik, Ristani ka bërë me dije se ekipet e Bashkisë së Tiranës dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast problematik që mund të paraqitet si pasojë e reshjeve.

Ajo u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri, të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zonat me risk për përmbytje, si dhe të kushtojnë vëmendje të shtuar ndaj të moshuarve, fëmijëve dhe personave më vulnerabël.

Për çdo situatë emergjente apo rast që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencave 112 ose Numrin e Gjelbër pa pagesë të Bashkisë së Tiranës 0800 0 888.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit