

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Peqin–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me pasojë plagosjen kritike të një burri dhe më lehtë të një vajze.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se ditën e sotme, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.
Shtetasi M. A. është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasja M. F. ka pësuar dëmtime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






