

DURRËS – Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, këtë vit nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së kryqit në det, e cila shënon festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht.
Besimtarët e krishterë kremtuan sot këtë festë të rëndësishme, ndërsa Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar, pas Bekimit të Ujit që u zhvillua në ambientet e kishës, ishte planifikuar që në orën 10:30 të kryhej edhe hedhja e Kryqit në detin Adriatik, në zonën e portit të Durrësit. Megjithatë, për shkak të motit të keq, autoritetet kishtare vendosën anulimin e këtij riti.
Kjo është hera e parë, të paktën në dy dekadat e fundit, që ceremonia e hedhjes së kryqit në Adriatik nuk zhvillohet, si masë për garantimin e sigurisë së besimtarëve dhe pjesëmarrësve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






