Transmetuar më 06-01-2026, 11:09

Një grua në moshë të thyer në Sarandë ka humbur jetën tragjikisht edhe pse mjekët u përpoqën ta shpëtojnë.

Viktima ësbtë shtetasja S. D., 84 vjeçe, banuese në Sarandë, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë tha sot se specialistët e hetimit referuan materiale për vlerësim në Prokurorinë e rrethit.

Ngjarja ndodhi të dielën 4 janar, kur dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të banesës së saj shtetasja S. D., 84 vjeçe.

Pak pasi ra, ajo u dërgua në spitalin e Sarandës, por më vonë ndërroi jetë në spital, për shkak të dëmtimeve të marra. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit