Transmetuar më 06-01-2026, 10:51

Berat, 6 janar 2026 – Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit, në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në automjetin që drejtonte shtetasi A. D., si dhe më pas në banesën e tij. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi lëndësh të dyshuara narkotike, një mjet prerës dhe dy kartëmonedha të dyshuara false.

Sendet e paligjshme janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, ndërsa 30-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit