Transmetuar më 06-01-2026, 10:14

Tiranë, 6 janar 2026 – Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar përmbytjen e një segmenti të autostradës Tiranë–Durrës, në zonën pranë një karburanti në hyrje të qytetit të Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, niveli i lartë i ujit në të dy anët e rrugës e bën të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë pjesë të aksit interurban. Për të shmangur trafikun dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka vendosur devijimin e lëvizjes së mjeteve.

Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë përmes Rrugës së Plepave, Ndroqit dhe aksit “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërkohë, për në drejtim të Durrësit, kalimi do të realizohet nga rruga e Universitetit, në drejtim të Spitallës dhe më pas në aksin “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë dhe sinjalistikën rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrullat e përgjithshme janë në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit