

Gramsh – 5 janar 2026 Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, mes tyre babë e bir, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, ku mbeti i plagosur rëndë një 34-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për konfliktin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. D., 51 vjeç, dhe R. D., 27 vjeç, babë e bir, banues në Gramsh. 51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa 27-vjeçari për “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, i dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 4 janar 2026, babë e bir kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin K. T., për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se ishte në posedim të 34-vjeçarit dhe se është përdorur për të kanosur 27-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik, 51-vjeçarit iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë Gramsh:
Plagosën rëndë me sende të forta, një 34-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).
Gjithashtu, arrestohet 34-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit. Sekuestrohet thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir): -R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; -R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






