

Reshjet intensive të shiut që kanë vijuar prej disa orësh në qytetin e Durrësit dhe në pjesën më të madhe të vendit kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Situata paraqitet problematike në disa akse kryesore të qytetit, përfshirë rrugën “Taulantia”, rrugën “Mars 91”, paralelen me portin e Durrësit, zonën pranë stadiumit në lagjen 18, rrugën pranë shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16, si dhe zonën e Shkozetit.
Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, lëvizja e mjeteve është vështirësuar ndjeshëm, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin, nëse është e mundur, zonat më të prekura.
Autoritetet lokale dhe shërbimet përkatëse ndodhen në terren për monitorimin e situatës, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






