

Tensionet mes Moskës dhe Kievit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa autoritetet ruse raportojnë për një sulm me dron në territorin e Rusisë.
Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së guvernatorit rajonal, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në rajonin Tver, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se fragmente nga një dron i rrëzuar kanë rënë mbi një ndërtesë banimi, duke goditur një apartament në katin e nëntë dhe duke shkaktuar një zjarr. Flakët janë neutralizuar nga shërbimet e emergjencës, ndërsa banorët e apartamenteve përreth janë evakuuar për arsye sigurie.
Guvernatori rajonal në detyrë, Vitaly Karolev, deklaroi se situata është vënë nën kontroll dhe se autoritetet po vijojnë verifikimet për dëmet dhe rrethanat e sulmit.
Nga pala ukrainase nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me raportimet.
Debris from a #Ukrainian #drone hit a residential high-rise in #Russia’s #Tver region, sparking a fire around the 9th floor. One person was killed & three others injured. Several apartments were damaged, residents evacuated, and the fire was put out by 3:45 a.m., officials said. pic.twitter.com/ipFRt3O5qQ
— Uzbek Now (@UzbekNow) January 6, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






