Transmetuar më 06-01-2026, 07:58

Moti i paqëndrueshëm përfshin të gjithë vendin, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Ditën e martë, Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu gjatë gjithë ditës. Reshjet pritet të jenë kryesisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim të vendit, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, parashikohen reshje më intensive, lokalisht të forta, të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, në zonat malore të veriut dhe verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në zonën e Alpeve.

Autoritetet këshillojnë kujdes në qarkullim, veçanërisht në zonat me reshje intensive dhe në akset malore.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak sugjeron se në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës do të ketë reshje me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në zonat bregdetare 13/17 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 12/16 gradë celcius;

Në zonat malore 6/9 gradë celcius.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit