

Fushë-Krujë, 5 janar 2026
Një grabitje që të kujton skena filmash aksion ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Fushë-Krujës, ku një i ri dyshohet se ka kryer disa vjedhje brenda pak orësh, duke vepruar nën kërcënimin e armës.
Sipas burimeve policore, autori fillimisht ka marrë një taksi në Tiranë, duke kërkuar të transportohej drejt Fushë-Krujës. Gjatë rrugës, në afërsi të Tapizës, ai ka kërcënuar taksistin, ka marrë vetë drejtimin e mjetit dhe e ka lënë shoferin në një zonë të largët, duke i marrë paratë dhe telefonin celular.
Më pas, me automjetin e grabitur, autori është drejtuar drejt një pike karburanti në afërsi të Milotit, ku nën kërcënimin e armës ka marrë xhiron ditore të punonjësit të karburantit.
Pas grabitjes, mjeti është braktisur pranë një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa autori është larguar duke humbur gjurmët.
Policia bën me dije se i riu është identifikuar dhe rezulton i dënuar më parë për mashtrim. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






